“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e radhës. Protesta do të mbahet të shtunën më 17 janar në orën 18:00 para Kryeministrisë. Ai nënvizon se kjo protestë është kundër pushtetit të korruptuar, qeverisë kriminale duke theksuar që gjithashtu kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. “Të shtunën, datë 17 Janar, ora 18.00 protestojmë masivisht te Kryeministria! Kundër hajdutërisë; Kundër pushtetit që edhe kur përmbytemi nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore; Kundër largimit nga atdheu; Për dorëheqjen e Edi Ramës!”– njofton Lapaj.