Kumbaro takim me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s: Bashkëpunim për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë dhe…

Kumbaro takim me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s: Bashkëpunim për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë dhe…

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, në kuadër të agjendës së saj të takimeve të nivelit të lartë në kryeqytetin francez. Gjatë takimit, Kumbaro theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me UNESCO-n në mbështetje të reformave në arsim, veçanërisht për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë dhe zhvillimin e kërkimit shkencor. Ajo nënvizoi gjithashtu se programi pas-shkollor në Shqipëri përputhet me prioritetet e UNESCO-s për edukimin e fëmijëve përmes artit, kulturës dhe artizanatit, në një kohë kur sfidat e teknologjisë kërkojnë qasje të reja në mësimdhënie. “Në selinë qendrore të UNESCO-s, një ritakim i shumëpritur me detyra të reja me mikun e hershëm, Drejtorin e Përgjithshëm Khaled El-Enany, ish-ministër i Kulturës dhe Turizmit të...