Kumbaro: Krijimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore me ekspertizën e Universitetit të Kembrixhit
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, tha se po vijon puna për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, një institucion që do të reformohet me një sistem të ri, transparent, meritokratik dhe të besueshëm për administrimin dhe zhvillimin e testimeve në vend. Ministrja bëri me dije se së fundmi është zhvilluar një vizitë pune në Universitetin e Kembrixhit, me mbështetjen e të cilit po punohet për reformimin e këtij institucioni sipas standardeve dhe ekspertizës më të mirë ndërkombëtare. Në këtë proces është përfshirë edhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, i cili kontribuon me ekspertizë teknike dhe mbështetje financiare. “Kemi miratuar në Qeveri ligjin që e kthen në një Agjenci Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, ndërsa sapo jemi kthyer nga një vizitë pune në Universitetin e Kembrixhit, me...
Burimi:
argjiroja.net