Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi
Lungomare në Vlorë po merr dita–ditës formën e plazhit të Durrës, Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, ku ndërtimet kaotike kanë sjellë prishje të brezit ranor apo mbipopullim. E njëjta gjë po ndodh edhe në jug të Shqipërisë, ku qeveria ka hapur “krahun”, duke dhënë, miratuar dhe zbardhur leje të shumta të ndërtimit. Një vijë e gjatë e plazhit në Vlorë, duke filluar nga zona e Portit, Lungomares, Ujit të Ftohtë, Radhimës apo edhe Orikumit, është kthyer në një kantier të madh ndërtimi. Janë dhënë leje deri në breg të detit, në zonë ranore, me zallishte apo edhe ngjitur me ujin e detit, pavarësisht se duhet të ketë distancë. Ndërkohë, krahas lejeve horizontale që kanë zaptuar sipërfaqe të stërmëdha dhe në distancë të madhe, tashmë lejet...
Burimi:
gijotina.com