Kullat, tenderat e AKSHI-t, dhe PPP do auditohen nga DASH brenda 28 marsit 2026

Kullat, tenderat e AKSHI-t, dhe PPP do auditohen nga DASH brenda 28 marsit 2026

Kullat, tenderat e AKSHI-t, PPP, energjetika, bankat do auditohen nga DASH brenda 28 marsit 2026 Ligji i miratuar së fundmi nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor përbën një sinjal të fortë politik për qeverinë në Tiranë, në një kohë kur Shqipëria përballet me akuza të përsëritura për korrupsion sistemik, deformim të zgjedhjeve dhe kapje të institucioneve shtetërore. Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur nën vëzhgim AKSHI-n dhe ndërtimet e kullave në Tiranë, si dy nga sektorët që janë përmbytur nga lekët e korrupsionit. Pas miratimit të Aktit të Prosperitetit dhe Demokracisë në Ballkanin Perëndimor SHBA-të janë fokusuar tek çmontimi i rrjeteve financiare që mbështesin politikanët e korruptuar. DASH ka caktuar një afat prej 90 ditësh ku në lupën e tij do të...