Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt
Shqipëria renditet e dyta pas Turqisë për përqindjen e lartë të popullsisë që vuan nga problemet e strehimit në rang europian, sipas të dhënave të Eurostat (databaza) që i përkasin vitit 2023. Vendi ynë ka 12.7% të totalit të popullsisë që përballet me strehim të pasigurt, shumë mbi mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 4%, duke lënë pas vetëm Turqinë me 19.7%. Kjo po ndodh në një kohë që vendi është përfshirë në një valë ndërtimesh të reja në bregdet dhe në zonat urbane dhe, nga ana tjetër, popullsia rezidente po tkurret me shpejtësi. Gati një në tetë persona që jetojnë në Shqipëri përballen me mungesë serioze të strehimit, çka tregon për vështirësi të theksuara për të jetuar në banesa të përshtatshme dhe të përballueshme...
Burimi:
gijotina.com