Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Kukësi zbardhet nga dëbora, temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë/ Autoritetet bëjnë thirrje: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë
Në ditën e fundit të vitit 2025, bora ka zbardhur fshatrat e zonave të thella të Kukësit. Reshjet e dëborës kanë përfshirë disa fshatra në njësitë administrative si Gryk-Çajë, Kalis, Bicaj, Topojan, Zapod dhe Shishtavec. Fatmirësisht, bora nuk ka sjellë probleme me bllokimin e rrugëve në këto zona, pasi trashësia e saj ka qenë e vogël dhe e papërfillshme. Megjithatë, temperaturat e ulëta kanë ndikuar ndjeshëm në të gjithë qarkun. Qarku i Kukësit është zgjuar këtë mëngjes i ngrirë, me temperatura që kanë zbritur deri në minus 3 gradë Celsius, ndërsa në zonat e thella malore termometri ka shënuar vlera ekstreme, duke arritur deri në minus 16 gradë Celsius. Këto temperatura kanë shkaktuar akull dhe ngrica në rrugë. Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes...