Kukësi përfshihet nga reshje të forta shiu dhe breshëri, ngadalësohet qarkullimi në qytet
Pas një periudhe të gjatë me mungesë reshjesh dhe temperatura relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, qyteti i Kukësit është përfshirë gjatë orëve të fundit nga reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me breshër. Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve atmosferike ka ndikuar në qarkullimin e mjeteve, duke shkaktuar rëndim të përkohshëm të trafikut në disa prej akseve kryesore të qytetit. Reshjet intensive kanë krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve, kryesisht për shkak të uljes së dukshmërisë dhe lagështisë në rrugë. Në disa segmente urbane është vënë re edhe ngadalësim i qarkullimit, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të tregojnë kujdes më të madh gjatë lëvizjes. Megjithatë, deri në këto momente nuk raportohet për probleme serioze në rrugët nacionale apo në ato rurale...
Burimi:
sot.com.al