“Kujdes me SMS dhe email”, Policia apel qytetarëve: Kujdes nga faqet mashtruese për gjoba automjetesh

“Kujdes me SMS dhe email”, Policia apel qytetarëve: Kujdes nga faqet mashtruese për gjoba automjetesh

Policia e Shtetit ka lëshuar një apel për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve dhe faqeve të rreme online, të cilat imitojnë institucionin dhe kërkojnë pagesa të pavërteta për gjoba automjetesh, me qëllim mashtrimin dhe vjedhjen e të dhënave personale e bankare. Njoftimi: Apel për kujdes nga faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit dhe kërkojnë pagesa të rreme për gjoba automjetesh. Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik informon qytetarët se së fundi është konstatuar qarkullimi i mesazheve mashtruese (SMS) dhe lidhjeve të rreme (linke), të cilat imitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe synojnë mashtrimin e qytetarëve, nëpërmjet kërkesave për pagesa të pretenduara të gjobave të automjeteve. Lidhjet e dërguara çojnë drejt një faqeje të rreme, e cila në pamje...