Ku shkuan 70 mln € për kanalizimet? Ujërat e zeza “pushtojnë” Tiranën
Ndërsa Tirana “rritet” me ritme të shpejta dhe popullsia e saj shtohet vit pas viti, infrastruktura e kanalizimeve po mbetet pas nevojave të investimeve reale. Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) nxjerr në pah një panoramë shqetësuese: Investime të pakta, menaxhim joefikas dhe rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik. Në auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) nënvizohet se nga 7 miliardë lekë apo rreth 70 milionë euro investime të kryera në një dekadë nga Ujësjellës Kanalizimet Tiranë, shuma e investimeve për sistemin e kanalizimeve, mbetet shumë larg nevojave reale. KLSH konstaton se nga viti në vit nuk ka pasur një harmonizim të vlerave që investohen në kanalizime, duke u luhatur në disa raste nga 2% deri në 58%....
Burimi:
gijotina.com