Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Haxhia: Është jashtë vendit për të lidhur marrëveshje biznesi, Gerond Meçen se njeh fare
maks haxhia TIRANË- Avokati mbrojtës i Ergys Agasit, Maks Haxhia ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme, për t’u njohur me dosjen dhe aktet në ngarkim të klientit të tij. Haxhia tha se Agasi nuk është arratisur në Dubai siç raportohet në media, por ndodhet jashtë vendit, për të lidhur një marrëveshje në fushën e biznesit. Sipas Haxhisë, Agasi nuk ka pasur asnjë përfitim nga tenderat, dhe personin që akuzohet se ka urdhëruar të rrëmbehej, Gerond Meçen, nuk e njeh fare. Avokati hodhi dyshime dhe për vetë Prokurorinë e Posaçme, që sipas tij po përpiqet të ndikojë politikisht me publikimin e përgjimeve të kësaj dosjeje. Maks Haxhia: Klienti im ushtron një veprimtari biznesi, me aq sa e njoh unë nuk ka ndonjë vepër penale që...
Burimi:
zeri.ai