Ksamil/Përmbytet varka që shëtiste pushuesit, dyshimet e para të pronarit
Një varkë, e cila përdorej gjatë sezonit turistik për të shëtitur pushuesit, është mbytur gjatë natës në zonën e Ksamilit. Bëhet me dije se mjeti lundrues ka qenë i ankoruar në breg të detit. Mëngjesin e sotëm, pronari e ka konstatuar varkën të mbytur dhe, me ndihmën e një vinçi, ajo është nxjerrë nga uji. Pas nxjerrjes, është vënë re se varkës i ishin hequr qëllimisht tapat, ç’ka ngre dyshime për një akt të qëllimshëm. Pronari dyshon se ngjarja mund të jetë e lidhur me konkurrencën në sektorin e shërbimeve turistike, ndërsa pritet që autoritetet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e plota të këtij rasti.
Burimi:
gijotina.com