Kryetarja e PD akuzon kreun e Kadastrës: Pazaret për certifikatat e pronësisë bëhen në kafe
Veprimtaria e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë u bë objekt debatesh mes mazhorancës dhe opozitës në Këshillin Bashkiak të Lezhës. Në mbledhjen e se premtes ishte thirrur për të raportuar kreu i Kadastrës, Altin Gjergji, me kërkesë të këshilltares demokrate Alfrida Marku. Përfaqësuesit e opozitës u shprehën se qytetarët po përballen me pritje të gjata, mungesë shërbimi. Kryetarja e PD-së, Donika Ndoj thotë se Agjencia e Kadastrës është kthyer në institucion pazaresh, në lidhje me pajisjen me certifikata pronësie. “Ka vonesa të pa asyeshme për regjistrimin e pronave, për legalizimet. Pazaret për certifikatat e pronësise bëhen në kafe. Kështu thonë qytetarët”, tha Dodaj. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, kërkoi që çdo pretendim për abuzime të referohet në organet e drejtësisë, ndërsa drejtori i...
Burimi:
kohajone.com