Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Kryetari i Gjykatës së Lartë, kritika ndaj ekzekutivit dhe këshillave gjyqësorë
Kryetari i Gjykatës së Lartë ngriti si shqetësim numrin e ulët të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistem, si dhe reduktimin e pranimeve të magjistratëve të rinj, duke fajësuar për mungesë vizioni qeverinë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në konferencën e mbajtur të hënën më 29 dhjetor nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ai paraqiti bilancin e vitit që po lëmë pas, si dhe ngriti si shqetësim mungesën e burimeve njerëzore, duke e cilësuar këtë si një realitet që nuk mund të quhet normalitet institucional. Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku sërish vendosi theksin te nevoja për përmirësimin e strukturës. Në përgjigje të pyetjes së BIRN lidhur me përplasjet me qeverinë, Sadushi vërejti se, si një prej hartuesve...