Kryetari Beci me fëmijët e “Maria Ndihmëtare”: Projekti “Dua të Luaj” nis këtë vit në Shkodër

Kryetari Beci me fëmijët e “Maria Ndihmëtare”: Projekti “Dua të Luaj” nis këtë vit në Shkodër

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, zhvilloi një takim të veçantë me nxënësit e Shkollës “Maria Ndihmëtare”, ku dëgjoi nga afër idetë dhe dëshirat e tyre për qytetin. Mes sinqeritetit dhe imagjinatës së fëmijëve, Beci ndau edhe lajmin për nisjen këtë vit të projektit “Dua të Luaj”, një park gjigant lojërash që synon të krijojë më shumë hapësira argëtimi dhe zhvillimi për më të vegjlit në Shkodër. Postimi i plotë: Në një takim me fëmijët e Shkollës “Maria Ndihmëtare”, pata kënaqësinë të dëgjoja nga afër mënyrën si ata e shohin qytetin tonë.Me sinqeritetin dhe fantazinë që vetëm fëmijët dinë ta kenë, folën për atë që u pëlqen, për çfarë u mungon dhe për ndryshimet që do të donin të shihnin. Ide të pastra, plot ngjyra...