Kryeparlamentari Niko Peleshi: Pavarësia e Kosovës, një nga aktet më të ndritura në historinë moderne të kombit shqiptar
Kryeparlamentari Niko Peleshi mori pjesë në pritjen solemne me rastin e 18-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku përcolli urimet më të përzemërta në emër të Kuvendit dhe popullit shqiptar duke e cilësuar këtë datë si një moment historik lirie, dinjiteti dhe drejtësie për kombin shqiptar. Në fjalën e tij, Peleshi e konsideroi Pavarësinë e Kosovës një nga aktet më të ndritura në historinë moderne kombëtare duke theksuar se ajo përfaqëson triumfin e të drejtës së një populli për të jetuar i lirë, sovran dhe i pavarur pas dekadash shtypjeje, diskriminimi dhe dhune sistematike. Ai vlerësoi sakrificën dhe qëndresën e popullit të Kosovës, si dhe rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në realizimin e këtij qëllimi historik. Kryetari i Kuvendit theksoi se...
Burimi:
kohajone.com