Kryeministria në flakë/ Shpërthejnë fishekzjarrët, protestuesit largohen me vrap, kundërpërgjigjet policia
Kanë nisur hedhjet e molotovëve dhe lëndëve piroteknike drejt godinës së Kryeministrisë. Me dhjetëra fishekzjarrë u hodhën në drejtim të godinës, ndërsa policia u kundërpërgjigj me hedhje uji nga të dyja anët dhe gaz lotsjellës. Për shkak të përplasjeve, disa protestues u shpërndanë, ndërsa edhe Berisha u largua me ndihmën e truprojeve të tij. Kreu i PD u mbrojt me çadra, ndërsa demokratët u ndanë në dy kampe në Bulevard. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv