Kryeministri vizitë te “Vila 31 x Art Explora”, ish-shtëpia e diktatorit, selia e fondacionit prestigjioz Art Explora

Kryeministri vizitë te “Vila 31 x Art Explora”, ish-shtëpia e diktatorit, selia e fondacionit prestigjioz Art Explora

Kryeministri Rama ka shkuar për vizitë te ish-vila e diktatorit, sot “Vila 31 x Art Explora”. Rama shkruan: “Vila 31 x Art Explora”, ish-shtëpia e diktatorit, selia e fondacionit prestigjioz Art Explora, që u godit mbrëmë nga flakët e plehrave të kazanit të ligësisë tetëdhjetë e kusur vjeçare, për turpin e madh jo të kriminelëve të paguar për të hedhur bombat artizanale që prodhohen në selinë e PD-së, as për turpin e PD-së, se PD-ja është një coftinë që s’ka më as fuqi të ketë turp, po për turpin e atyre gjykatësve që paguhen si frëngu pulën nga taksat e shqiptarëve dhe i nxjerrin prapë në rrugë zjarrvënësit sapo i arreston policia”.