Kryeministri Rama vlerëson studentët kinezë që shkruajnë shqip dhe përdorin emra shqiptarë
Kryeministri Edi Rama priti në episodin e fundit të podkastit të tij “Flasim” disa studente nga Kina, të cilat kanë zgjedhur të studiojnë gjuhën shqipe dhe të angazhohen në marrëdhënie me Shqipërinë. Rama u shpreh i impresionuar nga aftësitë e tyre gjuhësore, duke theksuar se katër prej tyre mbajnë emra shqiptarë: Lira, Adriana, Rita dhe Etleva. Ai vuri në dukje se edhe përkthyesit kinezë me të cilët ka punuar gjatë viteve kanë treguar një nivel të lartë të zotërimit të gjuhës shqipe. Gjatë bisedës, kryeministri foli për letrat zyrtare që dërgon Ambasada e Kinës në Shqipëri, të cilat janë shkruar në një shqipe shumë korrekte, pa gabime, duke i cilësuar shembull profesionalizmi. Ai tha se kjo ishte një nga arsyet që e shtyu të ftonte...
Burimi:
kohajone.com