Kryeministri Rama: Shteti do të stabilizojë çmimin e naftës me krijimin e faktorit shtetëror

Kryeministri Rama: Shteti do të stabilizojë çmimin e naftës me krijimin e faktorit shtetëror

Kryeministri Edi Rama deklaroi në podkastin e tij “Flasim” se rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare është pasojë e zhvillimeve gjeopolitike dhe konfliktit në Lindjen e Mesme. Ai theksoi se lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër regjimit të Teheranit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet globale të energjisë, duke ndikuar në të gjithë tregjet për shkak të ndërprerjes së zinxhirit të vlerës, sidomos në zonat strategjike si ngushtica e Hormuzit. Rama nënvizoi se qeveria shqiptare nuk do të rrimë duarkryq dhe ka ndërmarrë masa për të stabilizuar tregun e brendshëm të karburanteve. Ai shpjegoi se po finalizohet krijimi i një faktori shtetëror që do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut, duke rritur transparencën e çmimeve, garantuar furnizimin e pandërprerë dhe mbështetur...