Kryeministri Rama publikon shifrat: Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale vetëm në fillim të 2026 në Spitalin Rajonal të Fierit

Kryeministri Rama publikon shifrat: Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale vetëm në fillim të 2026 në Spitalin Rajonal të Fierit

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim ku vlerëson punën e stafit mjekësor të Spitali Rajonal Memorial Fier. Sipas postimit, vetëm në fillim të vitit 2026, spitali ka kryer mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale, duke treguar përkushtimin, profesionalizmin dhe përdorimin e teknologjisë moderne në shërbim të qytetarëve. Rama e shoqëroi postimin me foto nga spitali dhe i uroi të gjithë qytetarëve një ditë të mbarë, duke theksuar standardet e larta të shërbimeve dhe punën e palodhur të stafit mjekësor çdo ditë. Top Channel