Kryeministri Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies në Elbasan: Arkitektura më e bukur në botë
Kryeministri Rama, ka ndarë në Facebook pamje nga Xhamia e Ballies në zemër të Elbasanit, tashmë e rikonstruktuar dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht si një nga objektet më të veçanta të kultit. Xhamia ka fituar Çmimin Ndërkombëtar 2025 nga platforma ArchDaily për Arkitekturën më të Bukur Fetare në Botë, duke e vendosur Elbasanin në hartën globale të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës moderne fetare. ‘dhe me Xhaminë e Ballies në zemër të Elbasanit, tashme e rilindur e vlerësuar si një nga objektet më të veçanta të kultit në botë dhe fituese e Çmimit Ndërkombëtar 2025 nga ArchDaily për Arkitekturën më të Bukur Fetare, ju uroj një javë të mbarë’, shkruan Rama. Postimi ne Facebook Pamjet tregojnë detaje të rikonstruksionit të xhamisë, duke përfshirë punimet artistike dhe elementet...
Burimi:
top-channel.tv