Kryeministri Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar
Kryeministri Rama ka ndarë në Facebook disa foto nga takimi i tij në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun e tij të çmuar, António Costa. Fotot tregojnë momentet përpara darkës së punës që zhvilluan së bashku, duke theksuar bashkëpunimin dhe miqësinë mes Shqipërisë dhe institucioneve europiane. ‘MIRËMËNGJES 😊dhe me këto momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa, ju uroj një ditë të mbarë🇦🇱🤝🇪🇺’, shkruan Rama ku bashkëngjit edhe fotot nga takimi. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv