Kryeministri Rama për rastin Balluku: Kërkesa e SPAK nuk plotësonte kushtet minimale për arrestim
Kryeministri i vendit, Edi Rama që në nisje të konferencës për media, u ndal te çështja Balluku dhe te shfaqja e djeshme në Kuvend, ku PS nuk dha autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesë e bërë nga SPAK. Ai tha se nuk përmbusheshin asnjë prej kushteve minimale për të marrë në konsideratë kërkesën e SPAK. “Janë disa çështje që meritojnë të adresohen dhe që janë të lidhura me interesin e publikut besoj, duke nisur nga projekti strategjik i Portit të ri tregtar dhe ushtarak të Shqipërisë dhe duke vijuar me impaktin e luftës kundër regjimit kriminal në çmimin e naftës, por gjëja që vjen si rrjedhojë është edhe çmimi i ushqimeve. Këto këta ishin të parashikuara për sot. Por do ta nis nga vendimi...
Burimi:
kohajone.com