Kryeministri Rama në konferencën e fundvitit: Viti 2025 mbyllet me rritje ekonomike 3.9%

Kryeministri Rama në konferencën e fundvitit: Viti 2025 mbyllet me rritje ekonomike 3.9%

Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e fundvitit, ku po bën një pasqyrim të zhvillimeve kryesore të vitit 2025 dhe prioriteteve të qeverisë për periudhën në vijim. “Do ta nis konferencën me një lajm të mirë. Instituti Amerikan Cato, Shqipëria ka një pozicion inkurajues. Është renditur e 39-ta në klasifikim të përgjithshëm dhe e nënta në gjithë pjesën e Europës Lindore, kështu e kanë të ndarë raportin. Sa i përket lirisë ekonomike, Shqipëria renditet para Poloninë, apo Hungarisë. Po ashtu dhe për lirinë njerëzore. Për lirinë ekonomike është në pozicion më të mirë. Është pasqyrë pozitive. Institutet nuk është se mund të japin lajme të mira shpesh, por përpiqem që të prek pak disa fusha kryesore, duke nisur nga ekonomia. Ky vit parashikohet që të...