Kryeministri Rama: Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kinës ka qenë e afërt dhe mbetet miqësore

Kryeministri Rama: Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kinës ka qenë e afërt dhe mbetet miqësore

Në episodin e fundit të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama priti përfaqësues zyrtarë të Ambasadës kineze dhe studentë nga Kina që studiojnë në Shqipëri. Gjatë bisedës, Rama vuri në dukje se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës mbeten miqësore, edhe pse më parë lidhja ka qenë shumë e ngushtë dhe ndërkohë ka ndryshuar për shkak të zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare. Kryeministri theksoi gjithashtu zhvillimin e jashtëzakonshëm të Kinës dhe rëndësinë e njohjes së saj pa paragjykime. Ai njoftoi se po përgatitet përkthimi në shqip i librit “The New China Playbook”, të ekonomistes kineze Keyu Jin, një veprim që e konsideron si një guidë të vlefshme për të kuptuar Kinën dhe politikat e saj ekonomike. Rama shtoi se është e domosdoshme të forcohet bashkëpunimi akademik, shkëmbimet kulturore...