Kryeministri për situatën e rrezikshme në Novoselë

Kryeministri për situatën e rrezikshme në Novoselë

Edi Rama ka postuar shënimin dhe videon për Novoselën Situata në Njësinë Administrative Novoselë vijon të jetë në monitorim të plotë nga ekipet e Bashkisë Vlorë dhe institucionet e tjera shtetërore, si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, nga reshjet e rëna gjatë natës dhe në orët e fundit. Bashkia e Vlorës, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, ka angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme në terren dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për të asistuar banorët, si në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave të duhura për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive. Bashkia u bën thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të...