Kryeministri Edi Rama nderohet me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe
Kryeministri Edi Rama është nderuar me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kreu i qeverisë mori pjesë në samitin e zhvillimit të qëndrueshëm në Abu Dabi. ”Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed, përbën respektin dhe vlerësimin më të madh që i është dhënë ndonjëherë një Kryeministri shqiptar”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Thellësisht i prekur nga surpriza e paimagjinueshme dhe nderimi i jashtëzakonshëm nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed, përbën respektin dhe vlerësimin më të madh që i...
Burimi:
kohajone.com