Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

Monika Kryemadhi ishte e ftuar në e misionin “Breaking”, ku foli edhe për dashurinë me Ilir Metën. Ajo u ndal gjatë në raportin me ish-bashkëshortin Meta, për të cilin tha ‘e kam dashur dhe e dua për hir të gjërave që kam me të’, ndërsa zbuloi se nuk ka asnjë kontakt me ish-presidentin, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në paraburgim. “S’kam asnjë kontakt me Metën. S’kam kërkuar asnjë kontakt me të. E kam dashur, e dua për hir të gjërave që kam. Kam kujtime shumë të mira dhe të këqija për të. Marrëdhënien time personale dhe emocionale e kam mbyllur, do ia jap dorën, do e takoj , do pi një kafe, por bashkëjetesa me të është e pamundur. Fëmijët e...