Kryebashkiaku Llatja, vizitë në mësonjëtoren “Kostandin Kristoforidhi”, dy vite pas hapjes

Kryebashkiaku Llatja, vizitë në mësonjëtoren “Kostandin Kristoforidhi”, dy vite pas hapjes

Në kuadër të vizitës në Athinë, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me Kryetaren e Këshillit të Qarkut, Ermira Urupi, vizituan klasën e gjuhës shqipe pranë New York College, ku prej dy vitesh funksionon mësonjëtoria “Kostandin Kristoforidhi”.E hapur në vitin 2024, kjo ishte mësonjëtoria e parë e gjuhës shqipe në këtë institucion në Athinë, një iniciativë e ndërmarrë nga Shoqata e Elbasanit, në bashkëpunim me Bashkinë dhe Këshillin e Qarkut, si dhe me mbështetjen e komunitetit shqiptar në emigracion. Rreth 30 nxënës u bënë pjesë e kësaj nisme që në fillimet e saj, duke krijuar një hapësirë të qëndrueshme për mësimin e gjuhës dhe njohjen e kulturës shqiptare.Gjatë vizitës, delegacioni u takua me nxënës dhe mësues nga Elbasani, të cilët me përkushtim vijojnë...