Kryebashkiaku Gledian Llatja inspekton punimet e rikonstruksionit të Xhamisë Mbret

Kryebashkiaku Gledian Llatja inspekton punimet e rikonstruksionit të Xhamisë Mbret

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e Xhamisë Mbret, e vendosur në lagjen historike “Kala”, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe fetare të qytetit të Elbasanit. Gjatë inspektimit, Kryetari i Bashkisë u shoqërua nga Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, si dhe përfaqësues të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Ai vlerësoi punimet e realizuara deri në këtë fazë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe komunitar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe objekteve të kultit. Rikonstruksioni i Xhamisë Mbret është bërë i mundur falë kontributit të besimtarëve myslimanë, mbështetjes së Ambasadës Turke dhe bashkëpunimit me institucionet përkatëse, me synimin për të ruajtur dhe restauruar këtë objekt me vlera të...