Vritet me armë zjarri një person në Laç

Vritet me armë zjarri një person në Laç

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi Ilir Lika, rreth 40 vjeç. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë. Priten detaje zyrtare nga Policia.