U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del fotoja e viktimës së krimit në Shkodër

U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del fotoja e viktimës së krimit në Shkodër

Report Tv ka publikuar foton e Bardhe Ziçi, e cila u ekzekutua me armë gjahu nga bashkëshorti i saj Shtjefën Ziçi në Shkodër. Viktima do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme në orën 12:00. Shkak për krimin e rëndë, është bërë xhelozia. Shtjefën Ziçi, i kishte kërkuar gruas së tij celularin, e pas një debati ai ka hyrë brenda në banesë, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar për vdekje në portën e shtëpisë.