U rrëzua teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë
Një 69-vjeçar i identifikuar si Ismet Domeri, nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se 69-vjeçari Ismet Domeri duke qenë me bagëtitë e tij në mal për shkak të temperaturës së lartë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar. Kanë qenë shokë të tij atje në mal që e kanë gjetur dhe menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës. Sipas bluzave të bardha të Sarandës mësohet se nga rënia 69-vjeçari ishte goditur keq në kokë dhe gjoks duke pësuar një traumë të dukshme. Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Sarandës, dhe për shkak të gjendjes kritike 69-vjeçari për mjekim më të specializuar u nis me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Burimi:
javanews.al