Tre vatra zjarri përfshijnë Porto Palermon, shmanget përhapja e flakëve
Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu gjate natës zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë, duke vënë në alarm strukturat e emergjencës. Sipas informacioneve zyrtare, njoftimi për praninë e tre vatrave të zjarrit është marrë rreth orës 23-dhe menjëherë drejt vendngjarjes u nisën një automjet zjarrfikës dhe një autobot me ujë, ndërsa gjatë rrugës u vu në gatishmëri i gjithë efektivi i shërbimit zjarrfikës, duke u angazhuar edhe dy mjete të tjera për përballimin e situatës. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të forcave në terren, flakët u vunë nën kontroll dhe zjarri u shua plotësisht. Aktualisht, një grup shërbimi vijon të qëndrojë në zonë për monitorim, me qëllim parandalimin e riaktivizimit të vatrave. Në operacion morën pjesë i gjithë efektivi i shërbimit zjarrfikës,...
Burimi:
javanews.al