“Toyota Yaris”/ GJKKO dënon avokaten Erida Lazimi për ndikim të paligjshëm, i konvertohet burgu në shërbim prove

“Toyota Yaris”/ GJKKO dënon avokaten Erida Lazimi për ndikim të paligjshëm, i konvertohet burgu në shërbim prove

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg avokaten Erida Lazimi, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Përmes një njoftimi, GJKKO bën të ditur se ajo ka përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe dënohet me 8 muaj burg. Por GJKKO ka pezulluar vendimin e dënimit të saj dhe ka vendosur ndaj avokates Lazimi 16 muaj shërbim prove. Emri i Lazimit doli në dosjen “Toyota Yaris”. Astrit Vladi dhe Erida Lazimin u akuzuan nga Prokuroria e Posaçme për ndikim të paligjshëm ndaj një gjyqtari. Astrit Vladi në shtator 2020, kur dosja e vëllait të tij ishte në seancë paraprake, i kërkoi avokates Erida Lazimi që të ndikonte te gjyqtari për çështjen e Astrit Vladit dhe disa të...