Telefonata që alarmoi policinë e Korçës, pako e dyshimtë brenda një makine, detajet e para

Telefonata që alarmoi policinë e Korçës, pako e dyshimtë brenda një makine, detajet e para

Pas një telefonate të marrë nga policia për praninë e një objekti të dyshimtë në rrugën “Petraq Shomo” në Korçë, uniformat blu kanë rrethuar menjëherë zonën ku ndodhet mjeti i dyshuar dhe kanë vendosur perimetër sigurie, ndërsa priten forcat e specializuara për të kryer kontrollin e objektit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për një pako të dyshimtë brenda një automjeti tip “Audi Caravan”. Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave pranë zonës, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me ngjarjen. Forcat e policisë vijojnë kontrollet në terren, ndërsa pritet një njoftim zyrtar lidhur me rastin.