Shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy të rinjtë në Vlorë, njëri prej tyre në kërkim për kanosje me armë zjarri

Shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy të rinjtë në Vlorë, njëri prej tyre në kërkim për kanosje me armë zjarri

Dy të rinj, 27 dhe 30-vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për shitje të lëndëve narkotike. Ata u kapën në në fshatin Gumenicë teksa ishin duke lëvizur me makinë. Sipas njoftimit të bluve, 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi dyshohet se në mars të këtij viti ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, një person. Gjatë kontrolleve blutë gjetën rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Njoftimi i policisë:       Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë...