Sezoni turistik, policia shton kontrollin në det

Sezoni turistik, policia shton kontrollin në det

Policia Kufitare e Vlorës ka shtuar kontrollet në det gjatë sezonit turistik, me fokus sigurinë e lundrimit dhe parandalimin e aksidenteve. Përgjatë një patrullimi në Gjirin e Vlorës dhe në zonën e Shpellës së Haxhi Aliut, efektivët kanë ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj mjeteve lundruese, kryesisht gomoneve dhe skafeve. Gjatë aksionit janë verifikuar dokumentacionet e mjeteve, ndërsa drejtuesit e tyre janë këshilluar të respektojnë rregullat e sigurisë, të pajisin mjetet me jelekë të shpëtimit për të gjithë pasagjerët dhe të mos lejojnë turistët të ulen mbi tubolarët e gomoneve gjatë lundrimit. Kontrolle janë zhvilluar edhe në Shpellën e Haxhi Aliut, një nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët. Policia Kufitare ka kërkuar që asnjë mjet lundrues të mos qëndrojë me motor të ndezur pranë hyrjes...