Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, alkool dhe lëndë narkotike

Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, alkool dhe lëndë narkotike

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer sërish kontroll në qelitë e Fierit, ku ka gjetur sende të paligjshme. Policia e burgjeve ka sekuestruar 10 telefona celularë, 10 karikues telefonash, shishe të dyshuar me përmbajtje alkoolike, si dhe lëndë e dyshuar narkotike e gjetur në dy vende të ndryshme. “Nga informacioni i marrë në mënyrë operative nga Drejtoria e Riskut në DPB, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, kontrollet për forcimin e masave të sigurisë dhe parandalimin e futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara kanë vijuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier”. “Në kuadër të këtyre masave, Forcat Operacionale të DPB-së kanë ushtruar kontroll në ambientet e institucionit, ku në pjesën e jashtme pranë Godinës...