Sekuestrohen 3 telefona celular ‘Iphone’ pas kontrrolleve në burgun e Shkodrës
Tre telefona celularë janë sekuestruar gjatë një kontrolli të ushtruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, gjatë kontrollit fizik ndaj një të paraburgosuri me iniciale G.Z., është gjetur një aparat celular i tipit “iPhone”, bashkë me karikuesin. Sipas autoriteteve, pas konstatimit është hartuar raport incidenti dhe personi është veçuar. Ndërkohë, dy telefona të tjerë celularë janë gjetur në ambientet e përbashkëta të institucionit. Njoftimi: Kontroll për sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, Shefit të Policisë,...
Burimi:
syri.net