Po transportonin 15 shtetas afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër
Policia Kufitare e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Halfway”, duke goditur një rast të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat i operacionit, janë arrestuar në flagrancë shtetasit E. A., 22 vjeç, dhe M. F., 19 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz, të cilët dyshohet se transportonin kundrejt pagesës 15 emigrantë nga vendet e Afrikës, me synim kalimin e paligjshëm drejt Malit të Zi. Sipas Policisë, dy të rinjtë u ndaluan në fshatin Vukpalaj, pranë kufirit me Malin e Zi, ndërsa po lëviznin me një automjet tip furgon, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e...
Burimi:
javanews.al