Përplasen 3 automjete në aksin Korçë – Pogradec
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre mjete ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Aksidenti ka ndodhur në bypass Qafë Plloçë – Gështenjas, ku sipas policisë njeri ka mjetet nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore duke shkaktuar aksident dhe përplasjen e tre mjeteve. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit bashkiak të Pogradecit ku e po marrin ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Policia rrugore në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e këtij aksidenti.
Burimi:
opinion.al