Pastrimi masiv i parave të krimit/ Reportazhi tronditës i RAI-t: Klani Troplini-Doçi kontrollon portin e Durrësit
Televizioni italian RAI3, publikoi një tjetër dokumentar tronditës për Shqipërinë e Edi Ramës. Në dokumentarin investigativ të emisionit ‘PresaDiretta’ theksohet se Shqipëria është kthyer në një lavatriçe gjigante të pastrimit të parave. “Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, janar 2026. Nëse ka një karakteristikë që bie në sy që në shikimin e parë, është prania e kantiereve të ndërtimit pa fund. Megjithatë, ky horizont modern, siç tregojnë të gjitha hetimet e skuadrës së përbashkët hetimore midis prokurorëve italianë dhe shqiptarë, fsheh një anë të errët,” thekson reportazhi. Ekonomisti Zef Preçi rrëfen skemën që përdoret për të pastruar paratë. “Ekonomia jonë është e vogël, me një volum prej rreth 25 miliardë euro PBB në vit. Në 5 ose 6 vitet e fundit kemi konstatuar 4.7 miliardë euro që...
Burimi:
syri.net