Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen dhjetëra urdhër-arreste

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen dhjetëra urdhër-arreste

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar këtë të hënë, më 26 maj, dhjetëra urdhër-arreste për efektivë të Komisariatit të Sarandës, zyrtarë lokalë, si dhe biznesmenë apo ndërtues. Gazetarja e Klan News Greta Haskaj raporton se ata dyshohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil. Sipas gazetares, aktualisht një operacion i gjerë i Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Sarandës është duke u zhvilluar në shtrirje të gjerë. Deri tani mësohet se janë ekzekutuar vetëm tre urdhër-arreste, dy për dy efektivë të Komisariatit të Sarandës dhe një për një biznesmen, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, ndërkohë që vijojnë kontrollet e banesave dhe mjediseve të tjera për ekzekutimin e urdhër-arresteve. Deri tani të arrestuarit...