Karamuço ngre alarmin për sulmet online ndaj bizneseve: Ka 4 vite që kanë nisur, në kufijtë e terrorizmit kibernetik
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar në një intervistë për “Tirana Live” se sulmet online ndaj 42 prej kompanive më të mëdha dhe taksapaguesve kryesorë në Shqipëri kanë katër vite që kanë nisur. Sipas tij, pas këtyre sulmeve fshihen grupe dhe celula të infiltruara nga parti të vogla me prirje ekstreme të majta, që synojnë të rëndojnë bizneset dhe të shkatërrojnë turizmin e ekonominë e vendit. Karamuço e ka cilësuar këtë situatë në limitet e një terrorizmi kibernetik, ku po ushtrohet vetëgjyqësi e pastër ndaj sipërmarrjeve. Ai bëri me dije se një nga kompanitë më të mëdha në vend ka kontaktuar tashmë me Google, duke arritur t’i fshijë të gjitha vlerësimet negative të rreme. “Kjo luftë nuk ka nisur sot, ka 4 vite që...
Burimi:
javanews.al