Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Alqi Bllakon

Apeli i Posaçëm ka lehtësuar Alqi Bllakon, i fajësuar Bllakon për dy episode korrupsioni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Apeli i Posaçëm ka shfajësuar Bllakon për një nga episodet. Për rrjedhoje, nga 4 vite dënim me burg të dhëna nga Shkalla e Parë, Apeli e ka dënuar Bllakon me 2 vjet burg, i konvertuar në Shërbim Prove. Sipas Apelit, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është fajtor vetëm për një ryshfet prej gati 120 mijë euro dhe pa faj për ryshfetin e dyshuar prej 7.5 milionë lekë.