I dehuri përplaset me policinë, tjetër aksident në vendin ku humbën jetën dy fëmijë
Një tjetër rast i rrezikshëm i drejtimit të mjetit në gjendje të dehur është regjistruar në Durrës. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar pamjet e momentit kur 44-vjeçari godet me makinë automjetin e policisë, në tentativë për t’u larguar. Patrulla ishte njoftuar nga banorë të zonës për një drejtues që lëvizte me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar në lagjen 17, në zonën e ish-Kënetës. Gjatë ndjekjes, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, ai ka lëvizur mbrapsht dhe ka përplasur mjetin e efektivëve.Ngjarja ndodhi vetëm një rrugicë larg vendit ku pak ditë më parë humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos një tjetër.Pas arrestimit në flagrancë, testi i alkoolit tregoi se Rezart Abazaj drejtonte mjetin me 1.4 mg/l alkool, ndërsa rezulton përsëritës për të njëjtën vepër...
Burimi:
opinion.al