Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar sot është pa kufij, përgjigja jonë duhet të jetë më e shpejtë dhe më e fortë

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar sot është pa kufij, përgjigja jonë duhet të jetë më e shpejtë dhe më e fortë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi ditën e sotme një vizitë zyrtare në Policinë e Kosovës. Në takim, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, si dhe drejtues të lartë të dy policive, u vlerësua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve policore dhe rezultatet konkrete të arritura në luftën kundër kriminalitetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit operacional ndërmjet dy policive, si një faktor kyç në garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit publik dhe forcimin e sundimit të ligjit. Nga ana e tij, Hita falënderoi drejtuesit e Policia e Kosovës për mikpritjen dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Policia e Shtetit...