Flakët përfshijnë një objekt në Durrës, shoqërohet një person. Banori: Është zjarrvënie e qëllimshme
Një objekt është përfshirë nga flakët në bulevardin kryesor në Durrës. Një banor i zonës ka thënë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. “Është objekti më i vjetër në Durrës. Ka qenë i banuar, por e lanë të rrënohej që ta përvetësonin. Ky është truall i fisit Goga, unë jam trashëgimtari. Është hera e dytë që i vënë zjarrin. Jam në proces gjyqësor. Kërkon ta përvetësojë kisha truallin”, tha banori. Ndërkohë, një person është shoqëruar nga policia për të dhënë deklaratë.
Burimi:
javanews.al